Flet transferi i parë i Pep Guardiolës (Foto)

Flet transferi i parë i Pep Guardiolës (Foto)

Bernardo Silva ka folur për herë të parë si lojtar i Manchester City.

Para pak minutash Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e tij nga skuadra franceze A.S Monaco, transmeton Periskopi.

Silva besohet se u transferuar për shumën e 60 milionë eurove në Etihad City.

Ai shprehet se ndihet i lumtur se do të luajë nën urdhërat e trajnerit spanjoll Josep Guardiola.

“Jam shumë i lumtur. Të jem i sinqertë, tani jam te një ndër klubet më të mira në botë. Të jem pjesë e këtij klubi dhe të kem mundësi, është fantastike”, tha Silva.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Cityt dhe mezi pres sezonin e ri për të ndihmuar ekipin që t’i arrijmë synimet”, shtoi ai.

“I lumtur që do të punoj me Guardiolan, nëse nuk është trajneri më i miri në botë, atëherë është një ndër më të mirë në botë”, përfundoi mesfushori portugez. /Periskopi/

Shpërndaje në: