New York, hapet Panairi ndërkombëtar i automjeteve

New York, hapet Panairi ndërkombëtar i automjeteve

Në panairin e 116-të ndërkombëtar të automjeteve i cili filloi në qytetin New York të SHBA-ve, janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve.
Panairi ndërkombëtar i automjeteve në New York i cili për herë të parë u organizua në vitin 1900 në Madison Square Garden, këtë vit i hapi dyert për herë të 116-ë.

Panairi i cili u organizua në Qendrën e Kongresit dhe Panairit Javits në Manhattan, fillimisht u vizitua nga gazetarët. Në panair do të ekspozohen modelet e 2016 të më shumë se 40 firmave të automjeteve. Panairi do të jetë i hapur deri më 3 prill për adhuruesit e makinave.

Në panair përveç prodhuesve të automojeteve Mercedes-Benz, BMW, General Motors, Ford, Chrysler, Chevrolet janë ekspozuar edhe markat e makinave nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Anglia.

Në një hapësirë prej 78 mijë metra katrorë do të ekspozohen 1 mijë automjete, ndërsa panairin pritet ta vizitojnë 1 milion vizitorë.

Shpërndaje në: