Edhe DiCaprio medalist në Olimpiadë! (FOTO)
Një sportist ka hutuar shumë njerëz, pasi ngjason shumë me aktorin Leonardo DiCaprio.
Është ky shigjetari Brady Ellison, i cili ka marrë medalje të bronztë në gjuajtje me shigjetë, përcjellë lajmi.net.
Por, Brady është bërë hit në internet për faktin se ngjan shumë me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.
Në një intervistë për media, sportisti ka thënë se shpesh ia kanë përmendur këtë fakt, por atij nuk i duket aspak se ngjajnë.
“Ai është një mashkull shumë i pashëm, kështuqë po e marr si kompliment”, ka përfunduar Ellison./lajmi.net




