Prishën koalicionin, por këta politikanë i bën bashkë dasma Dekorit (Foto)
Në politikë nuk po mund të dakordohen, por sa duket në dasma nuk e kanë problem.
Fjala është për disa nga politikanët tanë të cilët mbrëmë ishin të ftuar në dasmën e menaxherit të Babastars, Dekor Sahitit.
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Ismet Beqiri e Petrit Selimi ishin disa nga fytyrat e njohura të skenës politike të cilat u panë bashkë mbrëmë në këtë dasmë.
Në fotot e publikuara shihet që ata i shfrytëzuan në maksimum këto momente duke kënduar e vallëzuar./Indeksonline/




