Futbollisti i Alaves nuk ka frikë nga Messi
Theo Hernandez pret fitore të Alavesit ndaj Barcelonës sonte. Lojtari i Alaves ka folur edhe për duelet me Leo Messin që do t’i ketë sonte.
“Është shumë e vështirë për ta ndalur Messin, por ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme. Do të provojmë për ta ndalur dhe për t’ia bërë mbrëmjen të vështirë. Unë pres që të fitojmë ndaj Barcelonës. Është një skuadër e madhe, shumë e fortë, por ne kemi entuziazmin më të madh në botë dhe jemi gati”, shtoi Theo.
I pyetur për transferimin te Real Madridi, ai nuk u përgjigj.



