‘Kane është si Cristiano Ronaldo’

‘Kane është si Cristiano Ronaldo’

Gary Lineker ka lavdëruar sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, për të cilin ka thënë se është sikurse Cristiano Ronaldo.

Legjenda angleze, Gary Lineker ka thënë se sulmuesi i Tottenhamit, Harry kane është i jashtëzakonshëm.

Ai madje e krahasoi atë edhe me Cristiano Ronaldon, për mënyrën e se si luan dhe për guximin që ka në fushë.

“Kane nuk brengoset, ai godet portën nga secila anë. Ai është si Cristiano Ronaldo”, tha Lineker për The Times.

“Nuk po e krahasoj atë me Ronaldon, sepse nuk është e drejtë, por Kane ka atë guxim dhe arrogancën që më të mirët e kanë”.

Kane këtë edicion në 30 ndeshje për Tottenham ka shënuar 29 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Premierligë

Shpërndaje në: