Ky është vendimi i befasishëm i Gold AG për muajin Ramazan
Arian Agushi i njohur si Gold Ag, është njëri ndër reperët më të kërkuar për mbrëmje muzikore brenda dhe jasht vendit, por për një muaj ai ka vendosur që t’i anulojë të gjitha aktivitetet duke përfshir këtu edhe koncertet.
Ky është viti i tretë që reperi gjatë muajit të Ramazanit nuk mban asnjë koncert duke iu përkushtuar tërësisht agjërimit.
E kjo nuk ka të bëjë me lodhjen fizike, artisti ka një arsye shumë më të fortë që gjatë këtij muaji nuk këndon.
Ndër të tjera reperi i njohur për Express Rozë tregon se si e kishte jetën shumë vite më parë para se t’i kthehej islamit, ku thotë se nuk ishte aspak e lehtë për të.
Pikërisht sa i përketë orientimit të tij në fe dhe ndryshimit nga Ariani që ishte dikur, ka bërë që artisti të jetë cak i sulmeve të ndryshme edhe nga persona të njohur të skenës.
Përse ka vendosur Gold AG t’i ndërpresë të gjitha koncertet për muajin e shenjtë të Ramazanit, si ishte jeta e tij para se t’i kthehej islamit dhe çfarë do të shlyente nga e kaluara e tij, përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në videon e mëposhtme të emisionit më të shikuar në vend.



