Ja si do të duke ura mbi lumin Ibër pas lëshimit në qarkullim (Foto)

Ja si do të duke ura mbi lumin Ibër pas lëshimit në qarkullim (Foto)

Në të dy hyrje-daljet do jetë nga një rrethrrotullim, transmeton lajmi.net.

 Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se nesër (e diel) fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ajo ka bërë të ditur se punimet për këtë qëllim do të realizohen nga një kompani e kontraktuar nga ana Bashkimi Evropian.

“Plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë”, tha Tahiri.

Por si do të duket ura e hapur. Në të dy hyrje-daljet do jetë nga një rrethrrotullim, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu ura do të ketë edhe hapësira për këmbësore dhe për çiklistë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: