Lajmërohet Valentino Rossi pas aksidentit
Valentino Rossi (Yamaha) pritet të lirohet nga spitali gjatë kësaj fundjave, pasi raportohet se ka shënuar progres pozitiv pas lëndimeve të marra nga një aksident i pësuar me motoçikletë.
Ai ka kaluar një natë në spitalin lokal “Ospedale Infermi” në Rimini, ndërkohë ekipi Yamahas ka konfirmuar se Rossi do të ketë testet të tjera, përpara se t’i jepet drita e gjelbër për “Çmimin e Madh të Italisë”.
Rossi ndodhet në pozitën e tretë në klasifikimin e përgjithshëm në Moto GP me 62 pikë, ka 23 pikë më pak se lideri kampionatit, Maverick Vinales (Yamaha).
Gara e Italisë zhvillohet më 4 qershor.



