Therën 4 tifozë pas përleshjes para derbit Besiktas – Galatasaray

Therën 4 tifozë pas përleshjes para derbit Besiktas – Galatasaray

Në qytetin Konyas pas Superkupës së Turqisë që zhvillohet sonte mes Besiktasit dhe Galatasarayt, ka ndodhur ngjarje e pahijshme.

Pak orë para kësaj përballjeje, janë përleshur tifozët e dyja klubeve përkatëse, ku katër persona janë therur me thikë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

E gjithë kjo ndodhi pasi u sulmua autobusi që po barte tifozët e Galatsarayt.

Shumë kohë iu deshtë që policisë turke që të ndalte rrahjen mes dy grupeve para takimit, i cili do të fillojë në orën 19:45.

Besiktasi është kampion i Turqisë, ndërsa Galatasaray ka triumfuar në Kupën e shtetit turk.

Shpërndaje në: