Martohet edhe ky çift i famshëm (Foto)
Erdhi nusja!
Miranda Kerr dhe burri i saj, Evan Spiegel kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.
Çifti këtë ceremoni e ka mbajtur në shtëpinë e tyre në Los Angeles të shtunën, konfirmojnë burime të Us Ëeekly, transmeton Klan Kosova.
Para të shtunës është thënë se familja e Kerr ka fluturuar për në L.A, nga Australia.
Supermodeli 34 vjeç dhe themeluesja e Snapchat 26 kishin lajmëruar për fejesën e tyre në qershor të vitit 2016 kur shpërndanë një fotografi, ku shihej një unazë me diamante me një porosi “Më marto”, kurse më pas shkruante “Unë pranova”.
Më parë është thënë se dyshja kanë qenë miq, para se të nisnin lidhjen më 2015, kurse është paralajmëruar se do të bënin një dasmë ekstravagante.




