Mourinho befason tifozët, në bisedime me futbollistin kroat (Foto)
Manchester United e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshëm, duke e përfunduar sezonin me tre trofe.
Tashmë Jose Mourinho ka filluar punën për sezonin e ardhshëm duke kërkuar nënshkrimin me katër futbollistë që ia ka kërkuar drejtorit sportiv të ‘djajëve të kuq’ Ed Woodward, transmeton Periskopi.
Sipas Sky Sports, Man Utd ka filluar bisedimet me anësorin kroat të Interit, Ivan Perisic.

Perisic pati një sezon të shkëlqyer në aspektin personal
Perisic ishte një nga më të mirët në këtë sezon që iku në skuadrën e Interit.
Raportohet se Mourinho qysh nga marsi i këtij viti e ka bërë synim transferimin e Perisic, ai kishte shkuar për ta vëzhguar personalisht yllin e Interit në Zagreb në ndeshjen e Kroacisë.
Për Perisic besohet se në garë është edhe PSG por kroati e ka në zemër kalimin në Old Trafford. /Periskopi/



