E dhimbshme: Tjetër lëndim i rëndë për Reus (Foto)

E dhimbshme: Tjetër lëndim i rëndë për Reus (Foto)

Marco Reus është lënduar dhe pritet të mungojë gjashtë muaj.

Karriera e Marco Reus është në rrezik, pasi sulmuesi i Borussia Dortmundit ka pësuar një tjetër lëndim të rëndë.

Gjermani u lëndua mbrëmë në finale të DFB Pokal ndaj Frankfiurtit, ku ju desh të largohej para kohe nga fusha e gjelbër.

Por, duket se lëndimi ka qenë shumë më i rëndë se sa pritej, pasi Reus ka lënduar ligamentin e këmbës ë djathtë.

Sipas Bild.de, sulmuesit të Dortmundit i duhen gjashtë muaj për t’u kthyer sërish në fushën e gjelbër, duke humbur kështu fillimin e sezonit të ardhshëm.

Reus për shkak të lëndimit në të kaluarën kishte humbur edhe Kupën e Botës në vitin 2014, ku Gjermania u shpall kampione e botës dhe Euro 2016.

Shpërndaje në: