Tradita e çuditshme e Pique-s, pret rrjetat pas fitores së trofeve (Foto)

Tradita e çuditshme e Pique-s, pret rrjetat pas fitores së trofeve (Foto)

Barcelona fitoi mbrëmë Kupën e Mbretit. Pas ndeshjes, Gerard Pique nxitoi të priste një pjesë nga rrjeta e portës në “Vicente Calderon”, për ta pasur kujtim pas fitores ndaj Alaves.

Mbrojtësi spanjolle nuk e bën për herë të parë këtë veprim, pasi sa herë që fiton ndonjë trofe ai e ka kthyer në traditë për të rrëmbyer rrjetën e portës.

Qendërmbrojtësi i ka fituar të gjitha, nga Kupa e Botës te kampionati europian, pa harruar trofeun e Champions League, ndërkohë që fare mirë pasi të lërë futbollin mund të nisë ndonjë biznes me shitjen e rrjetave.

 

Shpërndaje në: