Godet sërish kandidati që mallkoi votuesit: Do i presim penisin burrave! (VIDEO)
Hazbi Kasaj është kandidati për deputet i Partisë Demokristiane në qarkun e Gjirokastrës, i cili është bërë mjaft i famshëm pas mallkimit që dha disa vite më parë për të gjithë ata që nuk e votonin.
“Ju zënt kanceri në grykë e vdekshit të gjithë”, – tha Kasaj në atë periudhë, por me sa duket, “çmenduritë” e tij nuk kanë fund.
Hazbiu ka shpalosur edhe një herë programin e tij elektoral e ka thënë se do të propozojë në parlament që të dalë ligji që meshkujve që abuzojnë seksualisht me gratë apo që tradhtojnë, t’u pritet penisi.
Në intervistën dhënë për gazetarin Aran Xhani, Kasaj shkon më tutje duke thënë se nëse zgjidhet deputet do të ngulmojë për miratimin e këtij ligji në parlament.
https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE



