Hoti një baba i kujdesshëm, lë anash fushatën për të kaluar kohë me familje (FOTO)

Hoti një baba i kujdesshëm, lë anash fushatën për të kaluar kohë me familje (FOTO)

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ditën e djeshme ka vendosur që ta kalojë së bashku me familjen e tij, duke lënë për pak anash fushatën parazgjedhore.

Në rrjetin social facebook ai ka bërë të ditur se së bashku me familjen kanë bërë vizitë në ‘Parkun e Aventurave’ në Pejë, transmeton Magazina.al

“Gjatë udhëtimit në të gjithë Kosovën, për të përgatitur agjendën për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në qeverinë e ardhshme, vendosa të sjellë familjen time në Pejë.  Jam i lumtur që ishim së bashku, sepse Peja është në rritje e sipër. Një park i ri i aventurës është hapur, i cili do të tërheqë turistët në këtë rajon të bukur. Jam shumë krenar për vendin tonë dhe shpresojmë për një të ardhme, jo vetëm për nesër, por edhe për brezin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Avdullah Hoti në facebook./Magazina.al/

Shpërndaje në: