Adelina Ismaili ka disa fjalë për Anton Qunin
Adelina Ismaili ka reaguar ndaj deklaratës së Anton Qunit, i cili tha se motivonte ushtarët në luftë, kur përmendte Adelina Ismailin.
Adelina shkruan në Facebook:
“Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton –Adelina”, shkruan ajo./Periskopi/



