Bella shijon pushime luksoze, ja sa seksi duket (Foto)
Bella Hadid ka qenë një prej modeleve më të përfolura kohëve të fundit për shkak të paraqitjeve të saj glamuroze në festivalin e Filmit në Kanë.
Bukuroshja 20 vjeçare kishte veshur fustane tejet provokativë dhe transparentë në dy paraqitje që kishte bërë në tepihun e kuq të këtij festivali, transmeton arbresh.info.
Motra e supermodeles Gigi Hadid është parë së fundmi duke kaluar pushime bashkë me disa mikesha të tjera po ashtu modele në një vend bregdetar.










