Conte 200 milionë paund për 3 yje të njohur
Chelsea i ka vënë në dispozicion 200 milionë paund trajnerit Antonio Conte për të zhpenzuar në merkaton e verës. Strategu italian më në fund do të vendos në zbatim planin e tij për të nënshkruar me 3 yje të futbollit botëror.
Romelu Lukaku, Virgil van Dijk dhe Tiemoue Bakayoko janë tri dëshirat e tij të mëdha, të cilat me këtë shumë janë mëse të realizueshme, raporton Albeu.
Lajmi konfirmohet nga mediat angleze “The Sun”, ndërkohë që tashmë pritet të shohim nëse do të arrijë të bind këta lojtarë me planet e tij për të ardhmen.






