Bale godet keq Real Madrid para finales së Ligës së Kampionëve

Bale godet keq Real Madrid para finales së Ligës së Kampionëve

Finalja e Champions Legaue mund të vendosë për të ardhmen e Gareth Bale. Uellsiani kërkon më çdo kusht të luajë në finalen që do të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Cardiff.

Mesfushori me tipare sulmuese është rikthyer në stërvitje, por pritet të jetë në stol në sfidën e së shtunës ndaj Juventusit. Ai ka deklaruar se nëse nuk do ta nisë finalen nga fillimi, atëherë në merkaton e verës do të largohet nga Madridi.

E ardhmja e Gareth Bale mund të jetë te Manchester United, aty ku pritet të bashkohet me yje si Zlatan Ibrahimovich, Pogba dhe do të gjejë si trajner Hose Mourinho-n. Fituesit e Europa League po e ndjekin me interes çështjen “Bale” dhe janë gati t’i bëjnë ofertën e tyre pas findales së Cardiffit.

Shpërndaje në: