‘Roland Garros’, Djokovic dhe Nadal e nisin mbarë

‘Roland Garros’, Djokovic dhe Nadal e nisin mbarë

Novak Djokovic e nis në mënyrën e duhur turneun “Roland Garros”, në Tenis, duke fituar 3-0 ndaj spanjollit Granollers Pujol. 2 orë e gjysmë zgjati kjo përballje, me Nolen që i fitoi të tre setet, 6-3, 6-4 dhe 6-2.

Edhe pse humbi 4 game me shërbimet e tij, një në setin e parë, një tjetër në setin e dytë dhe 2 në setin e fundit. Numri 2 në Botë u shfaq superior ndaj kundërshtarit të tij, që u thye plot 8 herë në shërbim, shkruan Supersport. Duket se bashkëpunimi me Agassin po jep efektet e para te Nole, sidomos në aspektin psikologjik. 30-vjecari është fituesi në fuqi i Grand Slamit francez, por nuk e ka nisur mirë 2017-ën, me zhgenjimin me të madh që erdhi në turneun e Romës ku u mposht në finale nga Zverev.

Avancon në raund tjetër edhe Rafael Nadal, që mposhti 3-0 me sete francezin Paire, 6-1, 6-4, 6-2. Për spanjollin kjo sfidë rezultoi si një shëtitje, të cilën e mbylli në më pak se dy orë lojë.

Shpërndaje në: