Milan realizon goditjen tjetër të merkatos për 28 milionë euro (FOTO)
Mesfushori është futbollisti i dytë që afrohet te Milan, ende pa nisur mirë merkatoja dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Montellës. Afrimi i parë i kuqezinjve ishte mbrojtësi Musacchio, i ardhur nga Villareal, ndërsa pas Kessie, duket se do të jetë radha e mbrojtësit të zvicerian Ricardo Rodriguez, transmeton “Top Channel”.
Duket se kuqezinjtë duan të rikthehen në nivelet e larta dhe ekipi ka filluar të marrë formë shpejt, pasi Milan do ta fillojë sezonin më herët se të tjerët, për shkak edhe të pjesëmarrjes në turin paraeliminator të Europa League.




