Ozil dhe Sanchez drejt largimit, Arsenali po bën gati tentimin e fundit (Foto)
Dyshja e Topçinjëve kanë vetëm edhe nga 12 muaj kontratë me klubin nga Londra.
Arsenali sot do të bëjë një tentim të fundit për të mbajtur në skuadër rebelët kontraktues, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, duke iu ofruar një shumë të kombinuar prej 30 milionë funtave në sezon, transmeton Periskopi.
Sanchezit po bëhet gati t’i ofroj rreh 275,000 funta në javë dhe ta mbajë atë në klub deri me 2020.


Ndërsa për Ozil oferta pritet të jetë 280,000 funta edhe pse reprezentuesit e futbollistit po kërkojnë 350,000.
Arsenali gjatë vikendit arriti të fitojë Kupën FA, pasi mposhti Chelsean me rezultat 2-1. /Periskopi/



