Ja kush nuk e lejoi Adelina Ismailin të bënte këngë për Adem Jasharin (Foto)

Ja kush nuk e lejoi Adelina Ismailin të bënte këngë për Adem Jasharin (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili, po mbetet një nga emrat më të përfolur të muzikës shqiptare. Kohët e fundit këngëtarja ka hapur arkivat dhe po tregon momente nga karriera e saj e më hershme.

Këtë herë Adelina, ka folur për këngën “Uragan Çohen Krenaret”, që sipas saj i kushtohej UÇK’së dhe komandantit Adem Jashari, ndërsa ka treguar se këtë këngë nuk e kishin lejuar ta regjistronte në Tiranë, transmeton Magazina.al

Këngëtarja nuk ka permendur emra se kush ishin ata që ia kishin ndaluar regjistrimin e këngës për Adem Jasharin në vitin 1998, por ka treguar se ishin “disa kosovarë”.

Gjithashtu, përmes një shkrimi në facebook, Adelina ka paralajmëruar gjithë fansat e saj se do të rikthehet shumë shpejt në skenë.

Shpërndaje në: