Aubameyang t’i bashkohet PSG-së?
Klubi francez i PSG janë në bisedime për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang.
Përfaqësuesi i Gabonit ka qenë golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Bundesligë, me 31 gola.

Kërkesa e agjentit të Aubameyang është që futbollisti të paguhet rreth 10 milionë euro në sezon.
Sulmuesi kërkohet edhe nga skuadra e Real Madridit. /Periskopi/



