Zidane tregon se pse finalja ndaj Juventusit është e veçantë

Zidane tregon se pse finalja ndaj Juventusit është e veçantë

 

Trajneri francez, Zinedine Zidane ka deklaruar se përballja me Juventusin do të jetë e veçantë për të.

Ish mesfushori trekuartist para se të transferohej në Real Madrid kishte mbrojtur ngjyrat e klubit italian Juventus. Zidane ka luajtur për pesë vite te Juventusi.

Real Madrid dhe Juventus do të takohen këtë të shtunë në Cardiff për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve.

“Si trajner presionin e ndjeni më tepër”, ka thënë Zidane.

“Ka shumë njerëz që të njoftojnë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Është e rëndësishme të luash në finale dhe ky është një moment i mirë. A do të isha trajner i Juves? Jam këtu, po mendoj për atë që bëj këtu. Isha te Juve për pesë vjet dhe kam kujtime të mira. Kjo finale është e veçantë për mua”, ka shtuar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: