Ronaldo habitë bashkëlojtarët e tij, tregon muskujt e tij (Foto)
Real Madrid ka vazhduar përgaditjet intensive para finales së madhe ndaj Juventusit këtë të shtunë.
Trajneri francez Zidane është i lumtur pasi të gjithë lojtarët kryesor ishin të pranishëm në stërvitjen e së martës.

Lojtarët si Bale, Kross dhe Karim Benzema stërviten pa ndonjë problem.
Ndërsa Cristiano Ronaldo si duket kishte probleme me unifromën e tij. Superylli portugez nuk hezitoi dhe i hoqi në prani të bashkëlojtarëve të tij.

Ronaldo dhe Bale ishin lojtarët më të disponuar në këtë stërvitje.

Në seancën e fundit para finales skuadra e Zidane zhvilloi lojën tenis-futboll për t’u relaksuar. /Periskopi/









