Pensionisti fotografon renë që përngjan në profilin e Trump (Foto)
Presidenti amerikan Donald Trump akuzohet nga shumica se “e ka kokën në re” dhe tash pensionisti nga Skocia ka fotografuar një re, e cila ngjason në të, shkruan sot gazeta britanike “Daily Mail”.
Pensionisti Jack Boyl (79) ka vërejtur një re, dhe menjëherë ka marrë kamerën dhe ka thirrur bashkëshorten e tij Rosmary që të çohet nga shtrati dhe ta shikojë renë po ashtu.




