ESPN publikon listën e atletëve më të famshëm, ja kush është më i famshmi (Foto)
Cristiano Ronaldo është atleti më i famshëm në botë, sipas një studimi të bërë nga ESPN.
Ylli i Real Madridit në këtë garë ka mposhtur superyllin e NBA-së LeBron James dhe rivalin e tij Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo është shpallur sportisti më i famshëm në botë nga ESPN

LeBron James u rendit i dyti në listën e ESPN ‘World Fame 100’ për të dytën herë radhazi

Messi sportisti i tretë më i famshmi në botë
Në listën prej 100 atletëve të EPSN World Fame 100, bëjnë pjesë tetë atletë britanez, në të cilën Theo Walcott renditet pesë pozita (79) më lartë se Lewis Hamilton (84).

Yjet nga futbolil, golfi, basketbolli, kriketi, NFL, tenisi dhe atletët janë të përfshirë në këtë listë.
Drejtori i analizave në ESPN, Ben Alamar bëri një formulë me të cilën kontrollon të ardhurat e kësaj liste, fitimet, influenca në rrjetet sociale dhe kërkime në Google, të gjitha këto ishin të përfshira.
Në top 10 janë edhe Roger Federer, veterani golfist Phil Mickelson, ikona braziliane Neymar, sprinteri rekordmen Usain Bolt, Kevin Durant dhe kampioni i shumëfishtë në grand slame Rafa Nadal. /Periskopi/






