Trepça ’89 bën dy super-transferime (Foto)
Arrijnë përforcimet e reja tek Trepça ’89. Këtë herë, kampioni i tanishëm ‘godet’ tek Liria e Prizrenit.
Janë lojtarët e huaj, nigerianët Odi Henry Chibueze dhe ganezi Asare Richard, që kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare me mitrovicasit, njofton Trepça ’89.
“E konfirmuar nga presidenti Zeka nënshkruajnē kontratë dyvjeqare dy super-perforcimet. Nigeriani Odi Henry Chibueze dhe Ganezi Asare Richard. Dy përforcimet vijnë nga Liria. Ne si klub i dëshirojmë suksese dhe mirëseardhje”, njofton Trepça ’89.
Të dy lojtarët ishin titullar tek Liria dhe ndër më të mirët në Superligën e Kosovës në edicionin që lamë pas.



