Shpat Kasapin i ngul një ‘thikë pas shpine’ Alketa Vejsiut
Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, ku fitues fillimisht u shpall Valon Shehu, nisur nga votat e jurisë dhe kolegëve.
Por mbrëmja nuk ka shkoi dhe aq mirë për shkak të një gafe gjatë mbrëmjes, të cilën moderatorja Alketa Vejsiu e sqaroi më pas përmes një postimi në Instagram.
Fituesja e vërtetë e “YFSF” është Beatrix Ramosaj, e cila së bashku me Valon Shehun e kanë kaluar me sportivitet këtë incident.
Në reagimin e saj, Alketa Vejsiu është shprehur se e gjitha ndodhi për shkak të një lajthitje të sistemit kompjuterik, normale gjatë një transmetimi direkt, ku mund të ndodhin të gjitha. Ajo sqaron për mediat: “Fiton edicionin e dyte te YFSF, Beatriks Ramosaj”! Kompjuteri lajthit.
Por i papritur ka qenë reagimi i Shpat Kasapit, i cili mori pjesë në këtë spektakël. Ai ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale, ta shpreh pakënaqësinë e tij.
”Nuk është hera e parë që lajthit kompjuteri i Your Face Sound Familiar, por nja 3 herë ka lajthitur deri tani, nuk janë bash gjëra që ndodhin kollaj”, u shpreh ai.




