Presidenti i City: Yaya Toure duhet të vendosë për të ardhmen e tij
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në perëndim të karrierës së tij të gjatë por vlera e tij ende është e rëndësishme për Manchester City.
Yaya Toure ka një ofertë në tavolinë për të qëndruar nga Man City sipas presidentit të klubit Al Mubarak i cili nuk dëshiron të humbasë shërbimet e mesfushorit afrikanë.
Toure në fillim të këtij sezoni nuk figuronte në planet e Guardiolës pas përplasjes së agjentit të tij me trajnerin spanjoll.
Por, ai përsëri është përfshirë në planet e Guardiolës në mes të sezonit ku tregoi kualitetin e tij dhe rëndësin që ka në skuadrën e City duke shënuar shtatë gola në 30 paraqitje.
Al Mubarak këtë e tha për televizonin e Man City.
“Yaya na ka shfaqur përsëri në këtë vit se si mund të kontribojë në skuadër”
“Yaya është një nga ata lojtarët që në gjashtë vitet e fundit ka qenë tejet i rëndësishëm në suksesin e klubit”.
“Këtë vit ai përsëri na ka shfaqur në fushë se çfarë lojtari është, çfarë personalitet është dhe si si vazhdon që të ndihmojë kët ë skuadër dhe organizimit të klubit”, përfundoi ai. /Periskopi/




