Dy motra në dy parti, ja cilën e përkrah Adelina Emini
Dy motrat e këngëtares Adelina Emini po kandidojnë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Në njërën anë është Njomza Emini nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në anën tjetër Violeta Emini-Salihu që kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo, ani pse Adelina Emini i ka të dyja motra, ajo në rrjete sociale po shpreh përkrahjen e saj vetëm për Njomza Eminin nga LDK. /ZËRI/



