Ja si ta kuptoni se pranë jush ka fantazma

Ja si ta kuptoni se pranë jush ka fantazma

Mund të mos besoni në rrëfimet me fantazma, por pas këtij tregimi, me gjasë do të ndërroni mendjen.

Julie Cockroft (55-vjeçare) thotë të ketë qenë në gjueti të fantazmave me ekipin e saj, në pallatin “Spofort” afër qytetit Harogejt në Angli.

Julie thotë se kishte incizuar një femër nga ekipi i tyre, të kthyer me shpinë, kur ishte kapur nga dy duar të akullta, e afër saj ishte paraqitur koka e një qeni. Ajo nuk dëshiron që ta publikojë identitetin e kësaj gruaje, por thotë se ajo tani gjendet në një depresion të thellë.

Pallati “Spofort” ishte rrënuar gati tërësisht gjatë luftës civile, e cila kishte zgjatur nga viti 1642 deri në vitin 1646. Fotot e pallatit të pushtuar nga djajtë, Julie i kishte bërë dy vjet më parë. ajo merret me fenomene paranormale që nga rinia dhe thotë se kishte vetëm 11 vjet kur pa fantazmën e parë.

Shpërndaje në: