Manchester United kalon Real Madridin, arrin vlerën 3 miliard euro
Edhe pse Manchester United përfundoi i gjashti në Premier Ligë ata janë renditur të parët si klubi me vlerën më të lartë në botë.
Studimi i fundit nga firma me shërbime profesionale KPMG ka gjetur Unitedin para Real Madridit dhe Barcelonës pa marrë parasysh faktin se klubi anglez ka gati gjysmëmiliard funta borxh, transmeton Periskopi.
Lista e më të pasurve dominohet nga klubet angleze, ku gjashtë nga dhjetë më të pasurat janë nga Premier Liga. /Periskopi/
Top 10-shja:
1 Manchester United 3,186
2. Real Madrid 3,057
3. Barcelona 2,843
4. Bayern Munich 2,523
5. Manchester City 2,049
6. Arsenal 2,029
7. Chelsea 1,674
8. Liverpool 1,400
9. Juventus 1,277
10. Tottenham 1,044



