Kështu po përgatiten yjet e Real Madridit para finales me Juventusin (Foto)
Real Madridi do të ndeshet me Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.
Skuadra e Zinedine Zidane mbajti seancë stërvitore të hapur për mediat gjatë ditës së martë.
Futbollistë si Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos ishin disa nga futbollistët që morrën pjesë në seancë, nën rrezet e diellit spanjoll, transmeton Periskopi.




Ndër ushtrime të tjera futbollistët luajtën edhe tenis me kokë, ndërsa Zidane mund të shihet teksa përcjellë futbollistët e tij.
Real Madridi i ka të gjithë futbollistët të gatshëm për finalen e së shtunës, por dilema e vetme për Zinedine Zidane është nëse do të startojë me Isco apo Bale. /Periskopi/



