Sergio Ramos tallet përsëri me Piquen (Foto)
Skuadra e Real Madridit do të ndeshet me skuadrën italiane të Juventusit, në finale të Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i skuadrës madrilene, Sergio Ramos ka shfrytëzuar këtë për t’i dërguar një ftesë për ndeshjen, rivalit nga Barcelona, Gerard Pique.
“Ia kam dërguar një ftesë Piques për finalen në Cardiff. Por ai nuk më është përgjigjur ende”, tha Ramos, transmeton Periskopi.

Spanjollët njihen si rival të mëdhenj në fushë, por edhe jashtë fushe ata vazhdojnë të thumbojnë njëri tjetrin herë pas here. /Periskopi/



