Real Madridi refuzohet nga ‘Spiderman’ (Foto)

Real Madridi refuzohet nga ‘Spiderman’ (Foto)

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Borussia Dortmundi që t’i bashkohet skuadrës së PSG.

Besohet se sulmuesi i ka thënë skuadrës gjermane që dëshiron të largohet. Përveç Parisit skuadër tjetër e interesuar për shërbimet e Aubameyang ka qenë edhe Real Madridi.

Yahoo Sport France pohon se sulmuesi i Gabonit, i cili ishte golashënuesi më i mirë sezonin e fundi të Bundesligës, ka pajtuar për një kontratë prej 168.000 funtave në javë, transmeton Periskopi.

Raportohet se shuma që PSG do të paguajë për transferin është 61 milionë funta. /Periskopi/

Pierre-Emerick Aubameyang celebrates after scoring against Eintracht Frankfurt on Saturday

 

Shpërndaje në: