Zyrtare: Wenger qëndron, konfirmon pronari Stan Kroenke

Zyrtare: Wenger qëndron, konfirmon pronari Stan Kroenke

Arsenali ka konfirmuar se menaxheri Arsene Wenger ka vazhduar  kontratën edhe për dy vite me klubin.

Marrëveshja e re për njeriun që ka kaluar 20 vite tek ky klub u aprovua pas një takimi sekret mes Wengerit dhe aksionarit kryesor, Stan Kroenke ditën e hënë.

E ardhmja e Wengerit ishte nën spekulime të shumta gjatë gjithë sezonit 2016-17, sidomos kur Arsenali përfundoi jashtë top katërshes, transmeton Periskopi.

Por tani gjithçka është vendosur dhe Wenger do të jetë menaxher i Arsenalit deri në verën e vitit 2019. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: