PSG befason të gjithë, transferon super sulmuesin nga Bundesliga (Foto)
Sulmuesi gabonez Pierre Errick Abuameyang do të largohet nga Borussia Dortmund dhe do të transferohet në Paris Saint-Germain raportojnë mediat franceze, shkruan Periskopi.
Yahoo Sport Francë raporton se golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Bundesligë ka arritur marrëveshje me klubin parsien dhe do të paguhet 86 mijë funte në javë.

Po ashtu Abuameyang do të fitojë 5.2 milionë në momentin që nënshkruan kontratën me gjigantin francez. Parisi do t’i pagujë rreth 61 milionë euro klubit gjerman.

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u finalizuar marrëveshje dhe sulmuesi gabonez do të jetë bashkëlojtarë i Edison Cavanit në sulm.
E përditshmja gjermane Bild kishte raportuar javë më parë se Abua kishte njoftuar zyrtarët e klubit se dëshiron një aventurë të re, me interesimin e AC Milan dhe Arsenal. /Periskopi/




