Wenger ka fituar 100 milionë funte nga angazhimi te Arsenali: Kontratat dhe trofetë e fituara ndër vite (Foto)
Arsenali ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me strategun francez Arsene Wenger edhe për dy vite të tjera.
Sipas mediave angleze ai do të përfitojë tetë milionë funtë në sezon me kontratën e re, një rritje e madhe në raport me kontratën e tij të parë kur përfitonte 500 mijë funte në sezon kur arriti për herë të parë në Highbury në vitin 1996.
Wengeri çdo kontratë të re që ka nënshkruar ka pasur rritje në pagë dhe deri më tani ai ka përfituar afër 100 miilonë funte gjatë kohës së tij si trajner i Arsenalit.
Kontrata e re i skadon në vitin 2019.

1996 – Kontrata e parë:
Trevjeçare
500.000 funte në sezon.
Trofetë e fituara: Liga Premier 1997/1998; FA Cup 1997/1998; Charity Shield 1998.

1998 – Vazhdimi i kontratës deri në vitin 2002
1.2 milion funte në sezon
Trofetë e fituara: Charity Shield 1999

2001 – Kontratë e re deri në vitin 2005
Katërvjeçare
2 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: Liga Premier 2001-02, 2003-04; FA Cup 2001-02, 2002-03; Community Shield 2002

2004 – Kontratë e re deri në vitin 2008
Katërvjeçare
2.5 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2004-05; Community Shield 2004

2007 – Kontratë e re deri në vitin 2010
Trevjeçare
5 milionë funte në sezon

2010 – Vazhdim i kontratës deri më 2014
Trevjeçare
6 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2013-14; Community Shield 2014

2014 – Vazhdim i kontratës deri më 2017

Trevjeçare
7.5 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2014-15, 2016-17; Community Shield 2015
2017 – Kontratë e re deri në vitin 2019
Dyvjeçare
8 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup (2017) /Periskopi/



