Nainggolan jep një përgjigje që do t’i pëlqejë shumë Ronaldos (Video)

Nainggolan jep një përgjigje që do t’i pëlqejë shumë Ronaldos (Video)

Mesfushori belg Radja Nainggolan kohëve të fundit është duke u bërë lajm për ato që bën dhe thotë jashtë fushës.

Belgu është idhuli i tifozëve të Romës dhe Radja shpesh herë e thumbon Juventusin për shkak të rivalitet të madh që kanë këto dy skuadra.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram një tifoz i Zonjës së Vjetër i ka shkruar yllit të Romës fjalën ‘Tripletë’, duke nënkuptuar se skuadra italiane do të fitojë ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

“E vetmja tripletë që do e merri është ajo nga CR7 (tre gola)”, ishte përgjigjja e Nainggolan.

I vetmi klub italian që ka fituar tripletën është Interi në vitin 2010, ku kishte fituar në një sezon Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë. /Periskopi/

https://youtu.be/PAt5iyzr-2U

Shpërndaje në: