Shqipëria fton në kombëtare talentin kosovar (Foto)
Mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani, ka marrë ftesë nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, për ndeshjen miqësore me Francën më 5 qershor dhe kualifikuesen e Europianit me Estoninë një javë më vonë.
Lajmin e konfirmon klubi i kuq nëpëmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Talenti i lindur në Ferizaj zhvilloi një sezon mjaft të mirë me “demat”, duke fituar besimin e teknikut të 21-vjeçarëve, i cili e konsideron një pikë të fortë të skuadrës.
Ramadani ka zhvilluar 35 ndeshje në Superiore me fanellën e Partizanit, ndër të cilat 22 i ka luajtur si titullar. /Periskopi/




