Alves merr ‘like’ në Instagram nga transferi potencial i Juventusit (Foto)
Dani Alves është fokusuar në finale e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet me 3 qershor, në qytetin e Cardiff.
Braziliani ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram, në të cilën ka marr like nga Angel Di Maria, shkruan Periskopi.
Mediat e huaja raportojnë se mesfushori argjentinas mund të përfundojë në klubin italian pas një aventurë dy vjeçare në Francë me PSG.
“Corriere dello Sport” ka kapur momentin kur Di Maria ishte në mesin e përdoruesve të cilët kishin klikuar “Like”.
Një veprim mjaft i çuditshëm, teksa kujtojmë se ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku, madje kanë qenë kundërshtarë kur Di Maria luante më parë me Realin. /Periskopi/




