Konfirmohet skuadra e Berishës për sezonin e ri
Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha në fundin e sezonit ka qenë temë aktuale në ekipin e Serisë A.
Ai ka marrë mbështetjen direkt nga drejtori teknik i Atalantës, Giovanni Artori.
“Etriti ishte protagonist i një sezoni shumë të mirë dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij, ashtu siç mendojmë se është dhe vetë portieri. Tek Atalanta luajti për një kampionat të tërë dhe arritëm në vendin e katërt, por ende nuk kemi folur me Lacion për Berishën. E kemi lënë për javën e ardhshme pasi sezoni ka pak që ka përfunduar” tha drejtori i Atalantës.
Lazio kërkoi fillimisht 7 milionë euro për portierin, ashtu siç kishte specifikuar në klauzolë, por me këtë çmim Atalanta nuk ka blerë kurrë një portier në histori.
Besohet se Lazio do të pranojë shitjen e Berishës edhe për 4 milionë euro, pasi dëshira e lojtarit është që të mbetet në Atalanta.



