Juventusi zëvendëson Buffonin
Finalja e Ligës së Kampionëve po afron por Juventusi nuk e ka fokusin e vetëm aty.
Zonja e Vjetër është duke menduar për pasardhësin e Gianluigi Buffonit tashmë 39 vjeçar.
Juve është duke synuar portierin e Romës, Ëojciesch Szczesny.
Polaku 27-vjeçar është objektiv i bardhezinjve, duke i ofruar 4 milionë euro në sezon.
Portieri që pritet të kthehet tek Arsenal pas huazimit te Roma, pas një viti mund të transferohet te Juventusi, duke u bërë pasardhësi i Buffon. /Periskopi/



