Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana javën e kaluar ka pësuar goditjen më të madhe në histori të klubit 97-vjeçar duke rënë në ligat inferiore.

Por, tiranasit duket se e kanë lënë pas këtë dështim dhe sonte kanë fituar Kupën e Shqipërisë.

Kryeqytetasit triumfuan kundër Skënderbuet me rezultat 3:1, transmeton Telegrafi.

Fituesi u bë i ditur pas 120 minutave lojë pasi që ndeshja në kohën e rregull përfundoi me rezultat 1-1.

Përgjatë 90 minutave bardhekaltërit shënoi Edeh (’20) ndërsa për Skënderbun realizoi Radas (’86).

Tiranës fitoren ia siguruar golat e Moise (‘103) dhe Meveille (113).

Shpërndaje në: