Ylli i Juventusit kritikon ashpër tifozët e Realit

Ylli i Juventusit kritikon ashpër tifozët e Realit

Sami Khedira ka folur për takimin me Real Madridin.

Ish anëtari i Realit ka folur se kurrë nuk ka gëzuar respektin e tifozëve të Real Madridit, për të cilët kishte luajtur për disa vjet.

“Në Madrid, trajnerët më vlerësuan dhe trajtuan shumë mirë, por jo edhe prej publikut të ekipit”, tha ai për Kicker.

“Nëse luaja 10 ndeshje të mira, kjo ishte e vetëkuptueshme. Nëse në ndeshjen e 11 nuk luaja mirë, ata më gozhdonin duke më thënë se nuk e meritoi një vend në ekip”, tha mesfushori gjerman.

Khedira do të kërkojë fitoren ndaj ish skuadrës së tij këtë të shtunë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: