A e dini sa skuadra shqiptare do të marrin pjesë në garat evropiane
Në garat evropiane për sezonin e ardhshëm do të ketë më së shumti klube deri më tani në histori të futbollit shqiptar.
Kosova do të përfaqësohet me dy skuadra, Trepçën ’89 në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës do të jetë Prishtina.
Kampioni i Shqipërisë Kukësi do të jetë në Ligën e Kampionëve ndërsa Skënderbeu, Partizani dhe Tirana në Ligën e Evropës.
Në ligën e Evropës do të jetë edhe klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija. /Periskopi/



