Ronaldo rinovon kontratën
Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të mirë në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez duket se ka rinovuar kontratën me Los Blancos.
Lajmi është bërë i ditur nga shoku i Ronaldos, Connor McGregor
“Cristiano Ronaldo më ka thënë se ai ka nënshkruar një kontratë të re me Realin”, thotë McGregor.
Portugezi është përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Bernabeu.
Megjithatë, largimi i tij nga 11 herë kampioni i Europës nuk duket në horizont. /Periskopi.com



